Mima pyet: Rama u thotë qytetarëve "Të qr", po sikur populli t'i kthehet "Rktk"?

Pas seancës maratonë në Kuvend lidhur me projektligjin e Teatrit, deputetëve u nevojitej pak ç'tensionim në sallë. Deputeti demokrat Florion Mima, duke folur nga karrigia e tij kritikoi kryeministrin për gjuhën vullgare që sipas tij përdor në komunikimin me qytetarët.

Pas kësaj, shtroi edhe një pyetje: "Sot ai merr në telefon qytetarët e këtij vendi dhe i thotë gjithsecilit pa iu dridhur qepalla, "Të qr". Kryeministri i thotë njerëzve të këtij vendi "Të qr", po nëse populli të kthehet dhe thotë "Rktk"? Sot ai përfaqëson guston më vullgare."

EMISIONET