Milwaukee Bucks siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes. Bucks fitoi edhe ndeshjen e katërt kundër Detroit Pistons, në shifrat 127-104 duke treguar se është një rival i denjë për trofeun.

Pas dominimit të tre periodave të para, Giannis Antetokunmpo shkon i egër në të katërtën, duke realizuar 41 pikë, të cilat i lejojnë Bucks-in të fitoj me 23 pikë diferencë. Rezultati maksimal me përpjekje minimale. Një sukses i madh për Milëaukee, pasi që nga viti 2001 nuk e kalonte raundin e parë të play-offs.

Basketbollisti grek i ka ndryshuar rrugën, i cili në ndeshjen vendimtare tregon më së miri se cfarë është i afërt të bëjë, duke mbyllur takimin me 41 pikë dhe 9 ribaund, të cilat fjalë për fjalë përmbysin mbrojtjen e Detroit.

Për Detroit, kjo është humbja e 14-të radhazi, një rekord tepër negativ. Milwaukee, i cili fitoi katër ndeshjet me një avantazh prej 95 pikësh në total tani do të ketë mundësinë të matë veten në gjysmëfinalet me Boston Celtics, ekipi tjetër që ka siguruar kualifikimin.

Utah Jazz mori fitoren e parë në serinë e çerekfinaleve duke mposhtur në shtëpi  107-91 Houston Rockets. Kjo ishte disfata e parë në play-off për Houston, që është një fitore larg kualifikimit në gjysmëfinale.

Donovan Mitchell, ishte më i mirë në parket, duke realizuar 31 pikë, 7 ribaund dhe 4 asiste. 19 nga 31 pikët e tij mbërrijnë në periodën e katërt, kur Utah e detyroi Houston të kthehet mbrapa. Rokets realizuan vetëm 12 pikë në 12 minutat e fundit.

Për Houston, të cilët zhgënjyen në pjesën e fundit të lojës, i vetmi që besoi deri në fund është James Harden, i cili shënoi 30 pikë. Tani, seria e ndeshjeve kthehet në Teksas, ku Houston do të përpiqet të mbyllë llogaritë tashmë për të siguruar gjysmëfinalen ku, me gjasë, do të gjejë Golden State, në një seri që premton të japë shumë emocione.

/Ora News.tv/