Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i ftuar në 'Arena' në RTV ORA thotë se futja në Kuved e deputetëve të rinj nga listat e PD dhe LSI, ligjërisht është në rregull por moralisht është nul.

Kjo pasi, asnjë prej tyre nuk i kanë fituar drejtëpërdrejtë votat e tyre për tu bërë deputet.

Paskal Milo: Ashtu siç është e paprecedentë largimi i opozitës, ashtu është edhe hyrja e atyre njerëzve që kanë zëvendësuar këta të tjerët. Nga pikëpamja ligjore është legjitime.

Agron Duka: Ligjore është ajo.

Paskal Milo: Nga pikëpamja morale është nul. Nga pikëpamja ligjore nuk ke çfarë u thua. Ata njerëz që kanë hyrë në parlament kanë hyrë jo se kanë vajtur dhe janë paraqitur në popull dhe kanë fituar drejtëpërdrejtë votat e tyre.

Dritan Hila: Një pjesë i kanë.

Paskal Milo: Ka disa vota por jo aq sa për të shkuar në parlament vetë. Janë vota të marra me siglën.



/Ora News.tv/