Një gol i James Milner dhe Sadie Mane, i kanë mjaftuar Liverpoolit për të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në transfertën e Crystal Palace. Një 90 minutësh i dominuar totalisht nga të besuarit e Jurgen Kloop që i bashkohen kështu skuadrave si Manchester City, Chelsea, Watford, Tottenham dhe Bournemouth në krye të klasifikimit, në kuotën e 6 pikëve.

Në favor të "The Reds" ishte dhe mbetja me 10 lojtarë e vendasve, me mbrojtësin e ri, Aaron Wan-Bissaka që e mbylli ndeshjen e tij 15 minuta nga fundi, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Në fundin e takimit kishte kohë edhe për golin e Sadio Mane, me senegalezin që i vendosi "kapak" fitores së Liverpool.

Në javën e ardhshme, Liverpool pret në "Anfield Road" Brighton, ndërkohë që Crytale Palace mat forcat me Watford.

/Ora News.tv/