Më shumë se 200 milionë telefona celularë të ShBA kanë marrë një mesazh "Alarmi Presidencial".

Testi është dizajnuar për të kontrolluar që një sistem komunikimi i emergjencës i papërdorur më parë të funksionojë siç duhet.

Ndryshe nga alarme të tjera - të tilla si paralajmërimet e fatkeqësive natyrore - nuk kishte asnjë mënyrë për t'u përjashtuar, përveç kalimit të një pajisjeje ose bllokimit të lidhjes së tij celulare.

Disa e kanë përshkruar testin si "Alarmi Trump", por udhëheqësi amerikan nuk ishte i përfshirë personalisht në test.

Në vend të kësaj, ngjarja mbarëkombëtare udhëhiqet nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila gjithashtu do të ishte në kontroll të drejtpërdrejtë të sistemit nëse një alarm i vërtetë do ishte urdhëruar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Qëllimi i këtij testi është të paralajmërojë kërcënime si: sulme me raketë, akte terrorizmi dhe fatkeqësi natyrore.

/Ora News.tv/