Sergei Milinkoviç-Saviç ishte padyshim një nga mesfushorët më të spikatur të sezonit që lamë pas. Kjo formë ka bërë që për mesfushorin e Lazios të ketë një interes nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Ndërkohë që vetë mesfushori deklaroi se të ardhmen e tij do ta vendosë vetëm pas përfundimit të eksperiencës në Botëror.

Dëgjoj çdo ditë emra skuadrash dhe oferta të ndryshme, por kam folur me menaxherët e mi, që këtë çështje ta lëmë pas Botërorit. Tani jam i përqendruar te ky event dhe vetëm pasi të kemi përfunduar, do të filloj të dëgjoj dhe vlerësoj ofertat. Deri atëherë rrini të qetë”,-deklaroi Milinkoviç-Saviç.

Vetë drejtuesit e Lazios, skuadër që disponon kartonin e serbit, kanë pranuar se mesfushori me shumë gjasë do të largohet, por kanë vënë një çmim vërtetë të kripur për të, plot 100 milion euro. Për shërbimet e serbit, interes konkret kanë shfaqur Manchester United dhe Juventus, ndërkohë që pritet dhe një ofertë nga Reali i Madridit.

/Ora News.tv/