Miliarderi amerikan dëshiron stadiumin "Wembley", ofron këtë shifër të çmendur

Një shifër marramendëse ka shkuar në drejtim të Federatës Angleze të Futbollit për shitjen e stadiumit "Wembley".

Pronari i klubit të Fulham në kategorinë e dytë, por gjithashtu dhe ekipit Jacksonville Jaguars në futbollin amerikan NFL, Shahid Khan ka bërë një ofertë të "çmendur".

Nga sa është zbuluar deri më tani, oferta do të ndahet në dy aspekte: 500 milionë paund do të paguhen për stadiumin, ndërsa 300 milionë paund do të ofrohen për Federatën e Futbollit që të mund të mbajë ende bizneset mikpritëse në stadiumin legjendar.

“Do të përpiqemi të kujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme për një vend kaq ikonik. Wembley do të rikthehej si pronë private, ndërsa Federata e Futbollit do të mund të fokusohej në misionin bazë të saj të zhvillimit të futbollistëve. Besoj se shumë prej jush, në mos shumica, jeni mbështetës të Kombëtares së Anglisë, kështu që shpresoj ta konsideroni këtë mundësi potenciale për t’u bërë realitet”, tha Khan në një deklaratë.

Çështja gjithsesi është diskutuar në një takim të bordit të Federatës së Futbollit gjatë kësaj të enjteje. Nuk dihet nëse do të mbetet ende në kuadrin e një oferte, apo do të bëhet realitet, por, stadiumi prej 90 mijë vendesh, më i madhi në Mbretërinë e Bashkuara, ka kushtuar plot 757 milionë paund për t’u ndërtuar dhe është hapur në vitin 2007.

EMISIONET