Milano, kalojnë natën me alkool dhe kokainë, shoku vret 21 vjeçarin

Milano, kalojnë natën me alkool dhe kokainë, shoku vret 21

William Lorini, 21 vjeç  u vra mbrëmjen e shkuar (16 Maj), nga një mik i tij, Marco Villa 27 vjeçar, pas një sherri të nisur në rrugët e Milanos, pas një mbrëmjeje të kaluar me drogë dhe kokainë, shkruan tgcom.

Villa, i cili ishte bashkë me të dashurën e tij, ka gjuajtur me thikë Lorinin, i cili ka tentuar të mbrohet me një levë.

I riu vdiq menjëherë pas transportimit në spital, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.

Nuk është bërë ende e qartë se çfarë mund të ketë bërë të nis grindja mes të rinjve, por hipotezat janë që mund të ketë qenë një çështje xhelozie në drejtim të të dashurës së Villa-s.

Pas një mbrëmjeje të kaluar me alkool e drogë, dy miqtë kanë nisur të debatojnë në rrugë.

Duket se viktima e ka kërcënuar tjetrin me një levë muratori, e kështu, me të mbërritur në rrugën Meuci, në periferinë milaneze, Villa u ngjit në shtëpinë e të dashurës së tij dhe ka marrë një thikë me të cilën vrau shokun.

Ka qëlluar dy herë në bark viktimën, duke i shkaktuar plagë të cilat e vranë disa minuta më pas mbërritjes në spital.

Dy të rinjtë njiheshin mirë dhe kishin pak kohë që që kishin hapur një biznes restaurimi bashkë.

EMISIONET