Milan "shopping" te Bayern Munich, pëlqen dy mesfushorë bavarez

Milan "shopping" te Bayern Munich, pëlqen dy mesfushorë

Merkato e verës pritet të jetë e nxehtë në shtëpinë e Milanit.

Sipas "Tuttosport" qëllimi i “Djallit” është që të sjellë në Milano dyshes së Bayern Munchen, Renato Sanchez dhe Arturo Vidal.

Mesfushori 20-vjeçar është i huazuar te Sëansea City në Premier League, ku nuk ka shkëlqyer shumë.

Ai ka luajtur vetëm 9 takime, ku tre prej tyre e ka nisur nga stoli. Megjithatë, portugezi nuk ka shënuar asnjë gol e nuk ka dhënë asnjë asist deri më tani për ekipin uellsian.
Por drejtuesit kuqezinj besojnë te portugezi 20 vjeçar e duan që t’i japin atij një mundësi ku të mund të tregojë veten.

Një tjetër lojtar që pëlqehet në kampin e kuqezijve është dhe kilianin Arturo Vidal, i cili gjithashtu kërkohet me ngulm nga Interi.

Mesfushori i qendrës ndiqet prej kohësh si nga drejtuesit e “Djallit”, ashtu edhe nga ata zikaltër, pasi mendohet se me eksperiencën e tij do ta ndihmojë skuadrën që të jetë edhe më e fortë në mesfushë.

EMISIONET