Milan përmbys Sampdorian, "buzëqesh" Gattuzo

Milan përmbys Sampdorian, "buzëqesh" Gattuzo

Milani ka lënë pas disfatën në "Derbin e Madoninës", me kuqezinjtë që janë rikthyer tek fitorja në kampionat. Të besuarit e Gennaro Gattuzos kanë marrë një fitore drithëruese në "San Siro", ku kanë mposhtur 3 me 2 Sampdorian.

Një takim i nisur mjaft mirë nga të zotët e shtëpisë që kaluan në avantazh pas 17 minutash lojë. Megjithatë golit të Cutrone iu përgjigjen Saponara katër minuta më pas dhe Quagliarella pas gjysëm ore loje, duke përmbysur gjithçka në favor të genovezëve.

Por vetëm 5 minuta më pas ishte Higuain ai që riktheu në lojë Milanin, ndërkohë që goli i Suso në minutën e 62-të i dha 3 pikët kuqezinjve, të cilët ngjiten në vendin e 7-të me 15 pikë. Një fitore që shpëton edhe pozitat e Gennaro Gattuzos, të cilat janë venitur në javët e fundit.

Kujtojmë që Milan ka dhe një takim për të zhvilluar, ku të mërkurën do të sfidojë Genovën.

EMISIONET