Milan nis të projektohet, gati për shkëmbimin e bujshëm

Milan nis të projektohet, gati për shkëmbimin e bujshëm

E gjithë bota i ka sytë nga Kupa e Botës, e cila do të nis në Rusi vetëm pas 5-së ditësh.

Megjithatë, Milani i së ardhmes ka nisur të projektohet dhe sipas mediave italiane kuqezinjtë po bëjnë gati goditjen e parë të madhe në këtë merkato vere. Sipas "Mediaset Premium" Milan dhe Monaco janë shumë afër për të arritur një marrëveshje shkëmbimi në formë huazimi për të dy lojtarët, Andre Silca dhe Radamel Falcao.

Duket se marrëveshja nuk do të jetë shkëmbim i përhershëm i dy lojtarëve por ata do të luajnë në formë huazimi dhe me opsionin që në fund të blihen.

Agjenti Jorge Mendes, është arkitekt i kësaj lëvizje të Andre Silvas dhe kjo është arsyeja pse ai e refuzoi ofertën shumë joshëse të Ëolverhampton Ëanderers apo Huddersfield.

Një huazim duke i shkëmbyer lojtarët do të lejonte Milanin që mos të shpenzojë para, të sjell një lojtar më përvojë kurse në anën tjetër Andre Silva do të zhvillohej në Ligue 1.

EMISIONET