Milan dhe Juventus shumë pranë shkëmbimit Bonucci- Caldara

Milan dhe Juventus shumë pranë shkëmbimit Bonucci- Caldara

Ditët e fundit po përflitet shumë për një rikthim të mundshëm te Bonuccit tek Juventusi. Kapiteni i Milanit ka shprehur dëshirën për tu rikthyer tek "Zonja e Vjetër" dhe këtë gjë e konfirmoi dhe vetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, Leonardo.

Mediat italiane shkruajnë se Milan po kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe nëse Juventusi e do Bonuccin atëhere duhet të dorëzojë mbrojtësin e talentuar italian, Caldara. Pra një shkëmbim kokë më kokë Caldara- Bonucci.

Një zgjedhje e vështirë për bardhezinjtë pasi ata e vlerësojnë shumë ish-mbrojtësin e Atalantës por do të donin edhe sigurinë që ofron kapiteni aktual i Milanit.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” duket se palët po shkojnë drejt një vlerësimi të përafërt kartonash. Caldara vlerësohet diçka më shumë se 30 milionë euro.

Nga ana tjetër Milani e vlerëson Bonuccin diçka më pak se 35 milionë euro, për shkak edhe të moshës. Pati negociata deri natën e mbrëmshme vonë, dhe ato pritet të vazhdojnë edhe në orët në vazhdim.

EMISIONET