Mik Fest në Korçë mbyllet me serenata

Mik Fest në Korçë mbyllet me serenata

Nata e fundit e Festivalit Muzika Internacionale në Korçë, iu kushtua serenatave.

Për pesë netë me radhë, festivali ngjiti në skenë dhjetra artistë shqiptarë e të huaj një një festival kushtuar muzikës, historisë dhe kulturës.

Inva Mula, në cilësinë e organizatores e cilësoi një edicion të suksesshëm

"Ka qenë një festë e shënueshme. Të gjitha zhanret e muzikës por e vërtetë është që zemra e Korçës është serenata.

Në sheshin e pazarit të vjetër, u bënë bashkë disa nga këngëtaret dhe instrumentistët më të njohur të serenatave korçare.

Një ndërthurje e ikonave të kësaj muzike me ata që synojnë të ruajnë traditën.

Për muzikologët, festivali kishte nivel të lartë artistik cka e bën vlerë të shtuar.

Me suksesin e edicionit të dytë, organizatorët thonë se do ta kthejnë festivalit në traditë.

EMISIONET