Mijëra protestues në Azi kundër vendimit të Trump pro Izraelit

Mijëra protestues në Azi kundër vendimit të Trump pro

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e izraelit, ka shkaktuar një valë protestash në vendet aziatike me shumicë myslimane, duke mbajtur slogante anti amerikane me figurën e presidentit të SHBA-ve.

Mijëra njerëz në Malajzi dhe në Indonezi, dy vendet me shumicë myslimane në Azinë Juglindore dolën në rrugë të premten duke protestuar ku vendimit.,

Në Kuala Lumpur, më shumë se 1,000 vetë, të udhëhequr nga ministri i Sporteve Khairy Jamaluddin, zbritën në zonën qendrore të kryeqytetit, duke kërkuar që Trump të tërhiqte vendimin.

Dhjetëra protestua me thirrje anti-amerikane u mblodhën përpara ambasadës së SHBA-ve në Kuala Lumpur.

Jamaludini tha se Jerusalemi është një territor i pushtuar dhe se bota do të ngrihet kundër Shteteve të Bashkuara.

Në Indonezi, vendi më i populluar mysliman në botë, qindra protestues bërtitën "Izrael shko në ferr" dhe i bënë thirrje Trumpit të ndalojë "mbështetjen e verbër" për shtetin hebre.

Si Malajzia dhe Indonezia nuk kanë lidhje diplomatike me Izraelin dhe janë mbështetës të fortë të palestinezëve.

Protestuesit marshuan nga xhamitë në ambasadën amerikane të ruajtur në Xhakarta, duke valëzuar flamuj palestinezë dhe indonezianë. Ata djegën goma afër ambasadës, fotografitë e Trump si dhe flamujt izraelitë dhe amerikanë.

Një tubim i ngjashëm u zhvilluan në qytetet Banda Aceh dhe Makassar

Një protestë tjetër u mbajt në Surabaya, qyteti i dytë më i madh i Indonezisë.

Ambasada e SHBA në Xhakarta i këshilloi qytetarët amerikanë të qëndrojnë larg demonstratave dhe tha se konsullata e saj në Surabaya pezulloi shërbimet publike të premten.

Rreth 3,000 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka. Ata u mblodhën para xhamisë kryesore të qytetit për të protestuar.

EMISIONET