Mijëra banorë sirianë të Golan bojkotojnë zgjedhjet e paralajmëruara nga Izraeli

Mijëra banorë sirianë të Golan bojkotojnë zgjedhjet e

Mijëra banorë sirianë të qytete të pushtuara nga Izraeli pritet të bojkotojnë zgjedhjet e para komunale të vendosura nga Izraeli në këtë zonë, duke hedhur poshtë atë që ata e quajnë 'izraelitizimin' e territorit.

Pas vendimit të marrë nga gjykata supreme e Izraelit vitin e kaluar për të mbajtur për herë të zgjedhjet komunale në tetor 2018, për 26.000 banorët sirianë të lartësive të Golanit të pushtuar. Udhëheqësit fetarë vendas dhe pleqtë e fshatrave po bëjnë thirrje për refuzim të plotë të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si "linja e kuqe".

"Për sa i përket familjeve të Golan Heights, ne jemi arabë sirianë që jetojnë nën pushtimin izraelit dhe nuk ka asnjë mënyrë të mundshme për të pranuar këto zgjedhje të imponuara", tha për Al Jazeera, një plak nga Majdal Shams.

Ai mori pjesë në një takim të zhvilluar kohët e fundit midis zyrtarëve izraelitë dhe udhëheqësve fetarë dhe pleqve nga Golani i okupuar për të diskutuar zgjedhjet, duke shtuar se votimet do të bojkotoheshin dhe refuzoheshin.

"Ne u thamë atyre se këto zgjedhje, për banorët e Golanit, janë një vijë e kuqe. Ne nuk do t'i pranojmë ato dhe ata që i kanë thirrur nuk përfaqësojnë ne ose bashkësinë Golan", tha ai, duke shtuar se udhëheqësit e komunitetit po punojnë për të siguruar se zgjedhjet nuk do të zhvillohen.

Bassam Safadi, një gazetar lokal, i tha Al Jazeera se sapo udhëheqësit e komunitetit ta marrin këtë vendim për zgjedhjet, i gjithë komuniteti do t'i ndjekë.

EMISIONET