Michelle Obama në librin autobiografik tregon momente intime me Barack

Kujtimet e Ish-Zonjës së SHBA, Michelle Obama, në të cilën i referohej të së kaluarës dhe ndër të tjera, Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, u bë libri më i shitur i vitit.

Libri në ditën e parë u shit më tepër se 750 mijë kopje ndërsa javën e kaluar arriti shifrat e 1,4 milion kopje.

Libri e titulluar “Becoming” doli në shitje më 13 nëntor dhe tani pas interesimit të madh është planifikuar që të rrit tirazhin duke shtypur deri  në 2.6 milionë kopje.

Ajo shkroi në libër edhe në lidhje me detajet intime të martesës dhe vajzave të saj.

Për herë të parë, ajo publikisht foli dhe për abortin spontan që kishte ndodhur 20 vjet më parë.

Libri do të bëhet një nga librat më të rëndësishme të vitit dhe tani zyrtarisht ka marrë titullin e librit më të shitur në vitin 2018.


EMISIONET