Michelle Hunziker u përgjigjet atyre që e sulmuan për heshtjen ndaj Frizzit

Michelle Hunziker u përgjigjet atyre që e sulmuan për heshtjen

Të shumtë ishin ata që e "sulmuan" sho<girl-in e famshëm italiane me origjinë zviceriane, për faktin se nuk shkori asgjë në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e prezantuesit të njohur Fabrizio Frizzi, shkruan tgcom.

Menjëherë bjondja bukuroshe ka reaguar në Instagram duke shkruar frazën: "Jetoj dhimbjen time ashtu siç dua unë"

Prezantuesja e njohur televizive u kritikua për mos komentim publik të vdekjes së kolegut, ndaj në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan:

"Shumë njerëz po humbasin sensin e jetës së vërtetë. Nuk është absolutisht e thënë se duhet bërë patjetër publik nëpër rrjetet sociale dhimbja që ndjen...."

Hunziker injori për pak kohë polemikat e shumta që "shpërthyen" nga ndjekësit e saj në Instagram të cilët e akuzuan që nuk kujtoi prezantuesin që ndërroi jetë dhe që kish vazhduar të postonte në Instagram foto të familjes së saj.

Më pas Michelle vendosi të flasë dhe ta bëjë një gjë të tillë, pikërisht në web, me një postim të gjatë dhe të përkorë, të cilin e ndau në Instagram, në të cilin thekson se Frizzi i ndjerë për të ka qenë një mik dhe koleg shumë i dashur dhe mbi të gjitha se "çdokush duhet ta përballojë dhimbjen ashtu siç do, ashtu siç mundet me gjithë ndjeshmërinë dhe fshehtësinë e vet..."


EMISIONET