Biznesmeni kanadez Michael Latifi është bërë aksionar i 10%  të aksioneve të kompanisë McLaren. Kompania kanadeze Nidala pagoi 203.8 milion funta për t'u bërë aksionari i tretë më i madh. Grupi përfshin ekipin F1, kompaninë e makinave rrugore dhe Teknologjitë e Aplikuara.

Fondi i investimeve Mumtalakat i familjes mbretërore Bahraini mbetet aksionari i shumicës me rreth 56%. Aksioneri me kohë të gjatë Mansour Ojjeh i Tag zotëron rreth 14% dhe ka katër aksionarë të tjerë të pakicës.

Burime të afërt me marrëveshjen thanë se nuk kishte lidhje midis saj dhe karrierës së djalit të Latifit Nicholas, i cili garon në Formula 2 dhe është shofer rezervë i Force India.

Në fjalën e tij, menjëherë pas marrëveshjes Latifi theksoi:

"Kam qenë një admirues i markës McLaren dhe bizneseve të saj për një kohë të gjatë. McLaren është një organizatë unike në fushën e automobilave, garave dhe teknologjisë me perspektiva emocionuese të rritjes afatgjatë, prandaj e kam bërë këtë investim".-përfundoi miliarderi kanadez.

 Shefi ekzekutiv i grupit McLaren Sheikh Mohammed bin Essa Al Khalifa tha:

"Ky injektim i kapitalit është një votë besimi në strategjinë tonë të së ardhshmea dhe grupi mbetet i fokusuar si gjithmonë në pozicionimin e rritjes".

/Ora News.tv/