Mezani: U futëm për të fituar ndeshjen, na rrit moralin për takimin e ardhshëm

Mezani: U futëm për të fituar ndeshjen, na rrit moralin për

Luftëtari ka marrë një fitore fantastike ndaj Tiranës, duke përmbysur bardheblutë me shifrat  2-1. Një 3 pikësh që i ngjet gjirokastritët në vendin e 7-të me 13 pikë. Pas kësaj fitoreje, tekniku Gentian Mezani doli në konferencën për shtyp, ku tha:

"Na duhet më shumë saktësi. Ka qënë një ndeshje me tension për ne. Gjatë gjithë pjesës së parë kemi qarkulluar topin, por në rastin e parë jemi ndëshkuar. Kualitetet dhe cilësitë e Tiranës dihen dhe ajo ka qënë një  moment jo përqendrimi nga skuadra jonë. Po flas për golin. Ndërsa pjesa tjetër mendoi se është bërë mirë. Për të ardhur tek rreshtimi, duke futur Dungën kërkoja më shumë thellësinë, pasi nuk po dilnim dot dhe nuk na funksiononin mirë krahët.Fitorja na jep qetësi për momentin. Është një ndeshje që për mua u harrua tashmë. Futëm një trepikësh në xhep që për mua është shumë domethënës për ne dhe ecurinë tonë. Shumë shpejt duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës  dhe shumë shpejt duhet harruar kjo. Por jemi me një moral tjetër në këto momente dhe kjo na ndihmon shumë për ecurinë."-deklaroi Mezani.

EMISIONET