Mezani "thumbon" Duro-n: Ishim kërkues, 4 gola nuk na i dha arbitri

Mezani "thumbon" Duro-n: Ishim kërkues, 4 gola nuk na i dha

Laçi po vazhdon ecurinë fantastike, me kurbinasit që mposhtën 4-2 Flamurtarin, një rival direkt për Europën. Për trajnerin e bardhezijve Gentian Mezani kjo fitore erdhi si pasojë e lojës së skuadrës dhe jo për meritë të vendimeve të arbitrave.

"Rexhinaldo është një ndër lojtarët e rëndësishëm të skuadrës sonë. Sot shënoi 3 gola edhe në ndeshjet e tjera po të përqendrohet do të shënojë. Është meritë e të gjithë grupit. Edhe Eskerda është një ndër lojtarët më të mirë për mënyrën si e interpreton lojën. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që e kam. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të kemi vazhdimësi.

"Një arsye ishte se në ndeshjen me Skënderbeu, duke pasur një kohë të gjatë pa luajtur, e zgjaste goxha skuadrën. E vendosa para mbrojtjes për të shfrytëzuar shtatelartësinë dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundur

"Nuk e kemi menduar që në ndeshjen me Skënderbeun të rezervonin forcat. Në qoftë se golin nuk do ishte anuluar në ndeshjen ndaj Skënderbeut, mendoj që ndeshja do të merrte një rrjedhe tjetër. Ndërsa ndeshja me Flamurtarin kishte një motivim tjetër sepse do të luhej në Laç. Flamurtari është me kundërshtar direkt, kjo ka qenë një arsye. Ndërsa për deklaratën e trajnerit Duro, që në momentet e para kemi qenë kërkues. Kemi luajtur jashtëzakonisht mirë në pjesën e parë. Flamurtari nuk na ka goditur asnjëherë në portë, në pjesën e parë. 4 gola nuk mendoj që na i dha arbitri."-deklaroj Mezani.


EMISIONET