Zbulohet metoda e “zgjuar” e tregtarit shqiptar të kokainës, arrestohet 26 vjeçari

Zbulohet metoda e “zgjuar” e tregtarit shqiptar të

Ai shpërndante kavanoza qelqi që përmbanin doza kokaine të gatshme të mbështjella me ngjyrë kafe. Ai fshihej në shkurre duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët zonave përreth qytetit.

Një sistem zgjuar, të paktën në letër; por kaq shumë kujdes nuk ishte i mjaftueshëm për tregtarin, i kapur në flagrancë nga agjentët e patrullimit.

Ai është shqiptari Arbri Tota, 26 vjeç pa rekord të mëparshëm penale dhe banues në provincën e Bergamos, i cili është arrestuar nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim tregtimin e saj.

Operacioni policor nisi pas paralajmërimeve të disa banorëve për një person të dyshuar rreth varrezave të Codemondo. Menjëherë, forcat e policisë nisën vëzhgimet kur panë një burrë që mbërriti me makinë pranë varrezave dhe duke vendosur me shpejtësi një kavanoz pranë një muri që kufizonte një fushë, është larguar me të shpejtë drejt makinës.

Ai vazhdoi rrugën deri tek një ndalesë tjetër në zonën industriale të Pieve, duke lënë një kavanoz pranë një shkurreje dhe duke u larguar.

Pas kësaj, ai u nis drejt shtëpisë së tij në të njëjtën zonë, ndërsa policia ishte në pritje për ta ndaluar.

Agjentët e bllokuan sapo shqiptari doli sërish nga banesa dhe më pas zhvilluan një kontroll.

Brenda banesës ku banonte shqiptari u gjetën 112 doza kokainë, peshore, telefona celularë dhe 1 300 euro para të gatshme, si dhe ato kavanoza të madhësive të ndryshme të përdorura për futjen e drogës si dhe kavanoza më të vegjël të homogjenizuar.

Metoda e hartuar nga Tota ishte, të paktën në letër, e sigurt dhe pa rrezik: asnjë kontakt me klientët, pa rënë dakord më parë.

Megjithatë, agjentët besojnë se kanë dokumentuar mjaftueshëm prova, ndërsa pritet vlerësimi i masës së arrestit.


EMISIONET