Kreu i Shtetit, Ilir Meta është tifoz i Holandës, por në këtë botëror ka zgjedhur të bëjë tifozllëk të zjarrtë për Zvicrën, pasi Holanda nuk merr pjesë.

Kështu deklaroi Presidenti Meta në një deklaratë në përfundim të ndeshjes Brazil-Zvicër, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

Meta tha se ka zgjedhur këtë skuadër, pasi në këtë ekip luajnë shumë futbollistë shqiptarë.

Ilir Meta: E kam thënë hapur dhe askujt mos t'i mbetet hatri që unë jam tifoz me Zvicrën dhe besoj që ka shumë arsye për këtë fakt. Unë jam tifoz tradicionalisht me Holandën që nga viti 1978, por Hollanda nuk merr pjesë, Shqipëria nuk merr pjesë, kështu që i vetmi ekip ku luajnë shumë futbollistë me origjinë shqiptare është Zvicra. Edhe unë jam një mbështetës i flaktë i Zvicrës.

/Ora News.tv/