Meta viziton shtëpinë e jetimëve në Tiranë shoqëruar nga Ansi Agolli

Kombëtares shqiptare të Futbollit, Ansi Agolli, vizitoi sot Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, duke u  takuar e përshëndetur me fëmijët jetimë. Presidenti i Republikës u uroi atyre nga zemra gëzur Vitin e Ri 2018, dhe më pas, shpërndau dhurata simbolike në prag të festës së ndërrimit të viteve.

Duke iu drejtuar fëmijëve dhe edukatoreve e kujdestareve të pranishme, Presidenti Meta theksoi se: “Festat e fundvitit janë ditë reflektimi dhe solidariteti, prandaj duhet më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë. Ata i kanë dhe do t’i kenë gjithmonë dyert e hapura në Institucionin e Presidentit të Republikës.”

Presidenti i Republikës u interesua për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë e në mësime, duke i porositur që sa më shumë të mësojnë, aq më të ditur e të aftë do të jenë në të ardhmen, duke u bërë personalitete në shkencë, kulturë, sport, dhe falë talentit të tyre, ndoshta edhe artistë e interpretues të shquar.

Pasi ndoqi një koncert të shkurtër me këngë, kërcime dhe poezi të përgatitur enkas për këtë rast, Presidenti Meta ndau për fëmijët e pranishëm gjelin tradicional të detit për Vitin e Ri dhe shtroi një drekë për ta.



EMISIONET