Meta vazhdon me ironinë për zgjedhjet: Numërim mbi progresionin gjeometrik!

Meta vazhdon me ironinë për zgjedhjet: Numërim mbi progresionin

Presidenti, Ilir Meta, ka vijuar me ironizimin e zgjedhjeve lokale të një dite më parë.

Duke e shoqëruar me një foto, Meta shkruan: "Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik".

Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri deklaroi sot se ato u mbajtën pa vlerësuar interesat e qytetarëve. Përplasjet politike sollën në pasiguri juridike

Sipas deklaratës, thirrjet e partive opozitare për të bojkotuar zgjedhjet dhe intepretimet kontradiktore të dekreteve të presidentit cënuan besueshmërinë e publikut tek procesi.

Dita e votimeve ishte përgjithësisht e qetë, ndonëse pranë qendrave të votimit mbizotëronin vëzhguesit e Partisë Socialiste.

Një raport i plotë do të dalë nga ODIHR pas dy muajsh, duke përfshirë edhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

EMISIONET