Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Një vizitë që është shfrytëzuar nga numri 1 i shtetit për të nisur bashkëpunimet mes dy shteteve, por njëkohësisht për të takuar edhe disa nga shqiptarët që kanë zgjedhur pikërisht këtë vend për të jetuar.

Dy prej tyre janë futbollistët e kombëtares shqiptare, Sabjen Lilaj dhe Ansi Agolli. Lojtarët kuqezi aktivizohen në kampionatin vendas dhe nuk e kanë humbur mundësinë për të kaluar pak kohë në shoqërinë e Metës. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë presidenti Meta, i cili ka shpërndarë një foto në rrjetin social "Tëitter".

"Kënaqësi e veçantë që vizitën në Baku të Azerbajxhanit ta nisja me një takim të ngrohtë me dy nga ambasadorët tanë më të mirë këtu, futbollistët e shquar Ansi Agolli dhe Sabjen Lilaj."-shkruan Meta.