Presidenti Ilir Meta sqaron se nuk ekziston fjala zhdekretim, dhe se si kryetar shteti ka bërë dekret që ka shfuqizuar një dekret të mëparshëm. 

Ilir Meta: "Unë kam nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm. Ashtu si Parlamenti ka të drejtë për të nxjerrë ligj për të shfuqizuar ligjin e mëparshëm, qeveria ka të drejtë të shfuqizojë një vendim që është i mëparshëm.  Më vjen keq që juristë flasim për zhdekretim. Është e drejtë e presidentit siç ka parlamenti. Nuk ekziston zhdekret. Ekziston dekret për rrëzimin e një dekreti të mëparshëm."

Deklarata u be nga kreu i shtetit sot ne konference per median.

 

/Ora News.tv/