Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella

Duke e konsideruar takimin konstruktiv, Presidentit Meta thotë se kryesimi i radhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe.

"Shqipëria duhet tē reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE", shkruan Meta në Facebook.

/Ora News.tv/