"Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së nuk mund të jetë kurresesi një proces i vetëm dhe i shkëputur nga ai i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndaj na nevojitet një koordinim i plotë institucional edhe në raport me politikat e zhvillimit" deklaroi presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i ftuar paraditen e sotme  në edicionin e parë të Forumit Ekonomik të Tiranës.

Meta nënvizoi dhe nevojën e stabilitetit politik të rajonit: "Garantimi i modelit të suksesshëm ekonomik kërkon domosdoshmërisht forcimin e mëtejshëm të stabilitetit politik të gjithë rajonit. Ndaj është e domosdoshme të shtohen përpjekjet për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të Maqedonisë dhe Greqisë me mundësinë e integrimit të Maqedonisë në NATO. Normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Treg i perbashket rajonal

Ilir Meta: Është evidente se ekonomia globale tashmë ka një dinamikë multipolare e udhëhequr nga disa superfuqi ekonomike dhe disa ekonomi emergjente. Në këtë kontekst ekonomitë e Ballkanit nuk kanë luksin për tu angazhuar në gara individuale dhe afat shkurtra duke konkuruar me njëri tjetrin për dominancë tregu apo atraktivitet investimesh të huaja

Strategjia  më e zgjuar dhe afatgjatë do të ishte krijimi i sinergjisë  mes vendeve tona për të hartuar një platformë të unifikuar të investimeve strategjike ku i gjithë rajoni të shihet si një i vetëm për biznesin e koorporatave multinacioanle apo për projektet madhore me impakt rajonal. Projekti TAP padyshim që është një histori suksesi për të gjithë vendet e përfshira në këtë projekt."

 Gjithashtu nënvizoi dhe hartimin e një pakete të përbashkët projektesh strategjike dhe krijimi i një tregu të përbashkët të kapitalit privat.

Ilir Meta: "Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal mbetet e domosdoshme të përmirësojmë strategjitë tona kombëtare për ti dhënë rëndësinë e duhur përfundimit në kohë tën projketeve instrastrukturore rajonale duke përmirësuar interkonektivitetin për të rritur aksesin në tregje dhe ulur kostot e transporteve, krijimi i një tregu të përbashkët energjitik dhe forcuar sigurinë energjetike.

Hartimi sa më parë i një pakete të përbashkët projektesh strategjike për rajonin, orientimin të ekpsorteve tona drejt tregjeve më të qëndrueshme dhe më të afërta. Krijimi i një tregu të përbashkët të kapitalit privat. Harmonizimi i politikave stimuluese për të tërhequr në rajon sa më shumë investime të huaja direkte.  

/Ora News.tv/