Meta: SHBA dhe BE të ndihmojnë në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë

Meta: SHBA dhe BE të ndihmojnë në ngritjen e institucioneve

Mohimin e vizave për mbi 170 zyrtarёve dhe ish-zyrtarёve publikё nga ambasada Amerikane, presidenti Ili Meta e quajti një përkeqësim të drejtësisë shqiptare. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Meta kërkoi ndihmën e SHBA dhe BE për ngritjen e insitucioneve të drejtësisë.

Meta: Pёr kёtё nuk mjafton vetёm ky rast apo ky fakt qё shprehni ju. Pёr fat tё keq, raporti i Transparency International tregon njё pёrkeqёsim. Unё mendoj qё ёshtё shumё e rёndёsishme qё SHBA dhe BE tё vijojnё nё mёnyrё mё aktive angazhimin e tyre pёr tё ndihmuar nё ngritjen e besueshme tё institucioneve tё reja tё reformёs nё drejtёsi, tё japin njё mbёshtetje dhe inkurajim mё tё madh pёr ONM-nё, tё cilёn ne e vendosёm edhe nё Kushtetutё, dhe pёr vlerёsimet e saj, nё mёnyrё qё ne t’i kemi sa mё shpejt kёto institucione nё punё, t’i kemi sa mё tё besueshme dhe sa mё tё paanshme.

EMISIONET