Meta: Projekte të përbashkëta të bashkive Kosovë-Shqipëri

Meta: Projekte të përbashkëta të bashkive

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim dy kryekomunarë të Kosovës, përkatësisht Bekim Jashari kryetar i Komunës së Skënderajt si dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës Drenas, të Kosovës.

Duke vënë në dukje kontributin që ka dhënë Drenica në historinë e kombit tonë, Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të bashkive të ndryshme të Shqipërisë më komunat e Skenderajt dhe të Drenasit, por edhe me komunat e tjera të Kosovës, në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me kulturën, arsimin, sportin, bujqësinë, si dhe me të gjitha fushat e tjera të jetës.

Presidenti Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për hartimin dhe përgatitjen e projekteve të përbashkëta, në mes të bashkive të Shqipërisë dhe komunave të Kosovës, në kuadrin e Programeve Evropiane për zhvillimin e rajoneve.

EMISIONET