Gjatë qëndrimit në Tiranë, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

"Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian", shkruan Meta në rrjetet sociale.

/Ora News.tv/