Presidenti Ilir Meta është shprehur se është bio si politikan, në një imntervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora.  

Kjo deklaratë e tij erdhi menjëherë ps konstatimit të ga;zetares Sonila Meço, e cila tha se për Presidentin shumë fake news po dalin kohët e fundit.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Shumë fake neës dalin për ju këtë periudhë zoti Meta.

Presidenti Meta: Nuk ka asnjë shqetësim, unë jam bio si politikan. Kështu që fake news le të dalin sa të duan, çfarë t’i bëj unë këtyre fake furtunave. Problemi në këtë rast që ju përmendët, të Sarajevës, unë mendoj që Shqipëria është nga themeluesit e kësaj inisiative, dhe Shqipërisë nuk i takon të bojkotojë për çdo lloj arsyeje. Unë e respektoj vendimin e Presidentit të Kosovës, edhe të ministrit të Jashtëm të Kosovës dhe e kam kritikuar Dodikun në këtë mbledhje që ai duhet të bënte çdo gjë për të garantuar pjesëmarjen e Kosovës aq më tepër që Kosova merte edhe kryesimin e kësaj inisiative. Dhe kam shprehur qëndrimin tim të qartë nuk mendoj se duke mos vajtur Presidenti i Shqipërisë ky do të ishte një mesazh pozitiv për vetë rolin e Shqipërisë i qartë politik përveç rolit të Shqipërisë në këtë rajon, por edhe për të bërë të qartë atë qëndrim që ia thashë Dodikut, në prani edhe të kryeministres së Serbisë dhe udhëheqësve të tjerë të rajonit.  

Gazetarja: Për ta mbyllur edhe argumentin e gjeo-politikës rajonale. Ju përmendët gjatë gjithë kohës, tetorin, tetorin, se është ekzaktësisht.

Presidenti Meta: Sepse atë datë kam unë. 17-18 tetori për mua është data më e rëndësishme si President i Shqipërisë.

Gazetarja:  Ky rrugëtim i rëndësishëm për familjen e përbashkët europiane. Nga ana tjetër zoti Rama ulet me zotin Erdogan dhe me të dhëndrin e tij, i cili është ministri i Financave. Një seri projektesh të rëndësishme janë duke u ndërmarë në Shqipëri në fusha e ndryshme. Duke listuar të ekonomise, kulturës dhe fesë e kështu me radhë. Mund të bashkëjetojnë të dy këto drejtime. Duket që nga njëra anë zoti Rama ka prirjen e një afrimi shumë të madh me...

Presidenti Meta: Dëgjo, kjo është një analizë e juaja.

Gazetarja:  Jo, është pyetje e imja. A mund të bashkëjetojnë këto dy projekte? Në shumë analiza ndërkombëtare është folur shumë herë afërsia e zotit Rama me zotin Erdogan. Prania e tij në shumë festa familjare. Një afri, e cila nuk është…, në mbledhjet e përbashkëta të qeverive…

Presidenti Meta: Po mirë çfarë të keqe ka?! Edhe zoti Nano në të kaluarën ka pasur afërsi me zotin Erdogan. Po ç’lidhje ka kjo.

Gazetarja:  Pra mund të bashkëjetojnë?

Presidenti Meta: Kjo është tjetër gjë. Ajo që nuk bashkëjeton dot është mungesa thelbësore e pluralizmit politik me çeljen e negociatave. Mungesa e funksionimit të shtetit të së drejtës me çeljen e negociatave në Bashkimin Europian. Mungesa e dialogut për çështjet kryesore të shtetit me të cilën negociatat brenda Bashkimit Europian. Këto të tjerat janë sekondare, terciale se njëri ka qejf të rrijë më shumë me tjetrin apo etj., etj.

Gazetarja:  Kjo varet edhe nga perceptimi që krijohet, politika është edhe perceptim. 

/Ora News.tv/