Pasditen e 8 qershorit, ditën kur kreu i shtetit njoftoi anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte "suprizuar" nga vendimi. Rama ndodhej në Berat për të vijuar takimet e tij elektorale, "antimiting," ndaj protestës së tetë kombëtare që opozita po mbante në Tiranë

Por nga e dinte kryeministri Rama?

Drekat me Ramen  

Kreu i shtetit në një dalje për median pasditen e sotme (11 qershor) tregoi se kishte konsumuar disa dreka jo sekrete me kryeministrin dhe e fundit kishte qenë dhjetë ditë më parë në Pallatin e Brigadave ku i kishte shprehur shqetësimin për situatën.

Madje bëri të qartë që gadishmërisë së tij si kreu i shtetit për të gjetur një dakordësi për shfuqizimin e 30 qershorit dhe vendosjes një datë tjetër, Rama i ishte përgjigjur me JO. 

Meta: Nga e dinte Rama? Kemi pasur një drekë jo sekrete. Kemi pasur disa, por e fundit në Pallatin e Brigadave para 10 ditësh ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sesa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe për tejkalimin e saj. Dhe sigurisht që i takonte atij si kryeministër të kërkonte një shtyrje të arsyeshme, një datë tjetër për zgjedhjet vendore.

Ju e dini që unë që në 24 maj kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për shfuqizuar 30 qershorin dhe për një datë tjetër. Për fat të keq, kjo kërkesë e imja, kjo nxitje e imja për dialog, për arsyetim të përbashkët në interes të vendit nuk ka funksionuar dhe 2-3 ditë para se të merrej ky vendim, Rama ka qenë në një emision televiziv dhe e ka bërë të qartë që pala e tij nuk e vë në dyshim 30 qershorin, edhe nëse do shkonte në zgjedhje pa opozitën. 

Dreka me Berishen 

Kreu i shtetit mohoi që në vendimin e tij të kenë ndikuar liderët e opozitës, as ish kryeministri Sali Berisha me të cilin kishte konsumuar një drekë pak ditë më parë.

Meta: Që unë rri herë pas here me zotin Berisha ky nuk është më ndonjë sekret i madh. Ndoshta pak më vonë mund të them ndonjë sekret tjetër....   Dreka ime me zotin Berisha nuk ishte sekret, ashtu sic e patë dhe nuk janë sekrete dhe janë momente relaksi. Ishin dhe kolegë të tjerë dhe ata më ftuan, nuk ishte zoti Berisha 

Nuk influencohem nga opozita

Pyetjes: A ka qenë vendimi për 30 qershorin i dakordësuar me përfaqësues të lartë të opozitës?  Meta iu pergjigj: "Sa i takon influencimit për vendimin nga Basha dhe Berisha, apo Monika, absolutisht. Madje për fat të keq dëgjova edhe politikanë me përvojë që thoshte se Presidenti e ka marrë këtë vendim për ti shërbyer opozitës, ndërkohë që ai vetë është në opozitë dhe është krijuesi i partisë më të re në Shqiperi, dhe nëse kjo i shërben opozitës dhe ndonjë partie në opozitë, i shërben pikërisht kësaj partie që të ketë kohë dhe të përgatitet për zgjedhje dhe të ketë kohë, për të gjetur kandidatë kudo. " 

Telefonata me Bashen. E regjistrova

Per të përforcuar tezë se nuk ka pasur asnjë influencë nga opozita presidenti tregoi se kryetari i PD-se kishte mësuar për anulimin e zgjedhjeve vetëm në orën 19: 15 kur do të niste protesta. Madje zbuloi dhe se biseda ishte e regjistruar. 

Ilir Meta: Basha këtë vendim e ka marrë vesh në orën 19:00 ose 19:15 në orën kur ka nisur edhe mitingu përmes një telefonate zyrtare. Basha nuk e ka ditur, por le ta marrë vesh tani, është e regjistruar, përmes sekretarisë telefonike ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu në cdo moment që do të ketë manifestim dhune, duke i bërë të ditur natyrisht që do bëhej publik vendimi për shfuqizimin e dekretit për zgjdhjet.  

Telefonata me Rucin

Pas Jo-se publike te Rames, kreu i shtetit nuk ka tentuar të komunikonte më me të por ka tentuar të komunikojë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi 

Ilir Meta: "Nuk kam bërë ndonjë tentativë për të komunikuar me zotin Rama, për arsye se ai më ka nderuar duke vizituar vendin tim të origjinës, Skraparin dhe ka qenë edhe në Berat për të marrë pjesë në mitingun që do zhvillohej në kohë të opozitës në Tiranë. Kam bërë një përpjekje për të komunikuar zotin Ruci si kryetar Kuvendi, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës. Kjo është aryseja pse Rama nuk ka qenë i surprizuar. Unë mbeta i surprizuar nga reagimi i tij pas këtij vendimi. Megjithatë, ka kohë të refektojë."

Nuk plotesoj tekat e opozites, por shmanga nje 21 janar tjeter 

Meta tha se vendimi nuk ishte per te plotësuar tekat e opozitës por për të shmangur që më 30 qershor të kishte një 2 prill apo 21 janar tjetër. Madje shtoi se me vendimin e tij më 8 qershor kishte parandaluar akte që mund të dëmtonin rëndë stabilitetin.  

Ilir Meta:  Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës, përkundrazi, opozita ka çështje mjaf të drejta që i ngre dhe që unë i kam përkrahur edhe në pozita të tjera, jo nga presidenti i Republikës, kur isha kryetar i Kuvendit. Opozita ka edhe tekat e saj në kuptimin e kushteve të caktuara. 

Nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e opozitës, por as kurrsesi për të toleruar që Shqipëria. Përveç datave mjaftë problematike që ka, që nga 2 prilli, 26 maji, apo 28 maji, 14 shtatori, 21 janari të kishte edhe 30 qershorin.  Vendimi im është marrë me përgjegjësi të plotë për arsye sepse mbas të gjitha të dhënave jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të dy palëve, për shkak të grupeve të interesve të caktuara jashtë dhe brenda vendit, situata në 8 qershor në menyrë të drejtëpërdrejtë por dhe në vijimsi mund të shfrytëzohej për akte që mund të dëmtonin rëndë stabilitetin, rendin publik dhe sigurisht që do ti jepnin mundësi të dyja palëve për të fajësuar njëra-tjetrën dhe faji të mbetet jetim, e pasojat ti vuanin qytetarët shqiptarë. Ky është një vendim i marrë në bazë të bazë të informacioneve mjaft të besueshme dhe bisedave që kam bërë edhe me drejtues të agjencive ligjazbatuese por dhe partnerëve mjaft seriozë e të besuar jo vetëm për stabilitetin e Shqipërisë por kredibilitetin e faktorit shqiptar.

Tryeze politike nëse s'më shkarkojnë

Kush do te jete hapi i radhes  i Presidentit? 

Pyetjes a mund të kemi një tryezë dialogu me partitë politike, kreu i shtetit iu pergjigj me nje batute:  Një përgjigje pak më relaksuese pas përgjigjes mjaft të përqendruar ndaj koleges tuaj sepse cështja ishte mjaft serioze. Në rast se nuk do të shkarkohem, patjetër.

Tregon pse regjistroi biseden me Bashen

Pyetja e gazetarit te RTV Ora: Pse vendosët ta regjistronit bisedën me zotin Basha, ka diçka që nuk duhet ta dëgjojë kryeministri?

Ilir Meta: Jo s'ka nevojë fare, ajo ishte për përgjegjësitë e mia dhe të zotit Basha nëse do kishte probleme në miting."

Lexo me shume: Meta besimplotë për zgjidhjen e krizës: S'kanë mbaruar shqiptarët dhe evropianët e përgjegjshëm



/Ora News.tv/