Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se nuk përzihej fare në çështjen e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, si Presidenti i Shqipërisë dhe as si shtet shqiptar.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Dakord, por pas samitit të Berlinit zoti Vuçiç do të deklaronte që projekti që unë kisha, plani që unë kisha nuk u pranua, por më pas ka deklaruar dhe zoti Thaçi që unë do të vazhdoj gjithësesi me këtë plan së bashku me zotin Rama për të gjetur këtë zgjidhje në funksion të idesë që ata kanë ku ndahen me zotin Haradinaj. Ku ndaheniu ju me ata? Me zotin Rama në linjën me qëndrimin ndaj Kosovëns?

Presidenti Meta: Unë nuk hyj fare në çështjen e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, si Presidenti i Shqipërisë dhe as si shtet shqipatar. Kush dëshiron të hyjë në mënyrë klandestine... E vetmja këshillë e imja miqësore ka qenë dhe mbetet, të koordinohen me njëri-tjetrin, përfshirë dhe udhëheqësit e opozitës në Kosovë. E dyta të koordinohen më patnerët tanë ndërkombëtarë sidomos me këta tre të parët, por dhe me të tjerët të gjithë kanë kontributin e tyre që Kosova është ajo që është sot, dhe kjo është gjithë çështja dhe kjo është gjithë historia. Në momentin që Shqipëria ndërhyn do të thotë që nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e institucioneve të saj, të zgjedhjeve të saj për të vendosur për të ardhmen e saj në një mënyrë më të mirë.

Gazetarja: Ju besoni në planin Rama-Vuçiç-Thaçi?

Presidenti Meta: Tani nuk dua që të jap një përgjigje që të thuash që Meta beson në këtë, që ka një plan apo s’ka asnjë plan. Unë nuk kam parë asnjë plan personalisht. Askush nuk më ka treguar asnjë plan, asnjë marrëveshje, Unë mbështes atë gjë që Sekretari Pompei e ka thënë shumë qartë. Që marrveshja të jetë e zbatueshme, të jetë që t’i rezistojë të ardhmes dhe të forcojë stabilitetin e rajonit tonë. Ka një marrëveshje të tillë që e pranon udhëheqja e Kosovës dhe të gjithë faktorët tanë, jam shumë dakort. Po që ka një përpjekje për të defaktorizuar faktorin shqiptar në përgjithësi,  për ta paraqitur atë domosdo të përçarë në Shqipëri, për ta paraqitur atë të përçarë në Kosovë edhe në rajon,..

Gazetarja: E shihni si pjesë të një strategjie globale? Përsëri si nga Organizata Globale e Rilindjes?

Presidenti Meta: Patjetër! Për të ulur kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, po dhe për të thënë që shiko tani se kjo është Shqipëria që ka 10 vjet në NATO, s’bën dot zgjedhje, se është për faj të Metës a është për faj të Ramës a është për faj të Bashës, s’ka kohë ta arsyetojë shumë. Po dhe Kosova tani andej këtej, po kjo nuk shkon as ne interes të Kosovës si një vend i pavarur, as të Shqipërisë, e cila ka interes që ky realitet në Kosovë të forcohet ashtu si kemi interes bashkëjetesa midis shqiptarëve, serbëve dhe gjithë pakicave në Kosovë të jetë një shembull për gjithë rajonin.

/Ora News.tv/