Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Francë ku është takuar edhe me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d'Azur dhe eurodeputetin Renaud Muselier. 

Gjatë takimit, kreu i shtetit shqiptar thotë kanë folur për për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon.

"Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d'Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut", shkruan Meta në FB.

/Ora News.tv/