Meta në Firence, takon Kardinalin Xhuzepe Betori

Meta në Firence, takon Kardinalin Xhuzepe Betori

Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Firence është takuar edhe me Kardinal Xhuzepe Betori. Në një postim në Facebook, Presidenti tha se ishte pjesë e meshës së të dielës para Pashkëve.

"Të dashur miq! Ishte kënaqësi të isha i ftuar i Arqipeshvit të Firences, Kardinal Xhuzepe Betori në ceremoninë e meshës të së dielës para Pashkëve.

Falenderova Kardinal Betorin për vlerësimin e veçantë të tij ndaj Kardinalit tonë Ernest Troshani dhe vëmendjen ndaj shqiptarëve", shkruan Meta në FB.


EMISIONET