Presidenti Ilir Meta në konferencën e orën 16:00 që mbajti para gazetarëve i garantoi shqiptarët se votime në Shqipëri, sikurse janë bërë 45 vjet nuk dot të ketë.

Meta kishte dhe një mesazh për ndërkombëtarët. Ai u shpreh se nëse ndonjëri nga ndërkombëtarët kërkon të monitorojë votime të shkojë të moitorojë zgjedhjet në Korenë e Veriut.

Gazetarja: A jeni i sigurtë që me aktin tuaj keni arritur ta shmangni një konflikt civil në 30 qershor? Ku KQZ dhe PS po vazhdojnë përpara për të përgatitur zgjedhjet dhe cilat do të jenë hapat e rëndësishëm që do të ndërmerrni nëse do të jenë të nevojshme ne fillim. A përfshihet kështu shpërndarja e mundshme e parlamentit?

Meta: Duhet ti konsumojmë dhe këto të gjitha që thamë hap pas hapi. Kemi kohë, do kemi zhvillime. Dua tju siguroj që ky akt është bazuar edhe ky në një konsensus. Jo si në konsensuset e mëparshme ku zhvillohej një dialog dje, pastaj zgjidhej kriza dhe merrej një vendim i caktuar, por përsëri është realizuar mbi një konsensus. Mbi një konsensus të të dyja palëve për të mos dialoguar. Dhe dy cështjet që do ta bënin të pamundur këtë dialog, në vlerësimin tim ishin pretendimi i Ramës që 30 qershori nuk lëviz, por hajde flasim dhe pretendimi i Bashës, që nuk ulemi në tryezë me Ramën kryeministër. Unë mendoj se i takonte zotit Rama të tregonte pak më shumë fleksibilitet, sepse nuk është thjeshtë kryetari i shumicës, por është kryeministri i Shqipërisë. Kryeministri është përgjegjësi kushtetuese dhe është një përgjegjësi para gjithë qytetarëve. Sepse edhe ata që protestojnë janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë ku ai është kryeministër, paguajnë taksa për buxhetin që administron kjo qeveri dhe kanë pretendimet e tyre, kërkesat e tyre  dhe duhet të respektohen dhe jo të fyen dhe denigrohen.  Në këtë drejtim përpjekja ime ishte një mundësi jo vetëm për të parandaluar të keqen që mund të ndodhte, por edhe për të garantuar kushtet reale për një dialog jashtë kërcënimeve reciproke.

A do ta zgjidhi kjo këtë situatë?

Është një përpjekje mjaft kurajoze, por e kam bërë me bindje që ti jap të dy palëve dhe aktorëve të përgjegjshëm një mundësi që Shqipëria të vazhdojë të eci në rrugën e integrimit europian, por edhe të bashkëjetesës së të gjithë shqiptarëve që duan qetësi.

Nëse do kishte ndodhur dicka në datën 8, jam i sigurtë që të gjithë do të thoshin, edhe sikur presidenti ta bënte këtë gjë, 'shumë vonë zoti president'.

Cfarë bëre prite që të shtohej edhe një viktimë për të parandaluar një situatë të tillë. Nuk kemi më nevojë për viktima, për arsye të tilla të cilat nuk duhet të ekzistojnë në një shoqëri demokratike dhe që dëshiron ti bashkohet Europës.

Pa një vullnet serioz të të dyja palëve, por në radhë të parë të qeverisë, por për fat të keq me mënyrën se si ka reaguar qeveria ka treguar për fat të keq sa të rrezikuara janë zgjedhjet nga sjellja e njëanshme e qeverisë.

Edhe inisiativa e fundit kundër presidentit është një shantazh, presion, që i bëhet institucionit më të lartë të shtetit shqiptar, kryetarit të shtetit, sepse bën një përpjekje për të dhënë mundësi që kollonat mbi të cilat ndërtohet Republika e Shqipërisë të mos tronditet dhe të mos rrëzohet.

A ka njeri këtu që beson se zgjedhjet e 30 qershorit kështu si ishin ishin të lira, demokratike dhe se qytetarët shqiptarë do shkonin dhe do shprehnin lirshëm vullnetin e tyre? Zgjedhjet kanë një dallim thelbësor nga votimet, ne na duhen zgjedhje dhe jo votime.

Votime ka pasur 45 vjet. Nëse ka ndonjë Europian, pro amerikan, që do të shohë dhe monitorojë zgjedhje të tilla le të shkojë në Korenë e Veriut, të marrë vesh kur i kanë ata zgjedhjet, se në Shqipëri zgjedhje të tilla nuk mund të ndodhin më dhe mësojeni të gjithë brenda dhe jashtë vendit, këtu ka ardhur pluralizmi politik ka ardhur që në dhjetor '90 dhe duhet ti binden të gjithë vullnetit të popullit shqiptar për bashkëjetesë demokratike dhe për integrim europian. Po jua them zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo vetëm për të celur negociatat tani në fund të qershorit, por as në shtator, por edhe për shumë vite të tëra perspektiva europiane e shqiptarëve nuk do të duket në horizont. Këto i them me përgjegjësi.

/Ora News.tv/