Meta mbështet propozimin e Romano Prodit për të ndërtuar një simbol të turizmit

Meta mbështet propozimin e Romano Prodit për të ndërtuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim pune me ish-kryeministrin e Italisë, Romano Prodi.

Kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar propozimin e Prodit për të ndërtuar një simbol të turizmit.

“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë.
I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”,
shkruan Ilir Meta në Facebook.

EMISIONET