Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke shprehur keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë në OKB kundër Uashingtonin për çështjen e Jerusalemit.

Sipas letrës së publikuar nga Presidenca, kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak.

"Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA në momentet më të vështira të ekzistencës së tij", thuhet në letër.

Meta thotë më tuje se do të kërkojë shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim të qeverisë që sipas tij, bie "ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare".


/Ora News.tv/