Meta letër OSBE: Moment historik për negociuar për gjetjen e një zgjidhje

Meta letër OSBE: Moment historik për negociuar për gjetjen e

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një letër OSBE kur shprehet se është një moment historik për të negociuar me dy palët shqiptare, opozitën dhe qeverinë, për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, Meta tha se: "Sot kam formalizuar edhe një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OSBE që vizitoi dje Tiranën por edhe kryetarit të radhës së OSBE, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, meqë Shqipëria përgatitet për të marrë kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm. Dhe ky është një moment i rëndësishëm dhe historik për të negociuar me të dyja palët këtu për arritjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë, pasi nuk kemi kohë jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate aspak të favorshme për gjithë qytetarët tanë por edhe të padenjë për një vend, i cili duhet të jetë një shembull në kryesimin e BE për çështjet e zgjedhjeve, të funksionimit të institucioneve  demokratike dhe të kontribuojë në rritjen e sigurisë në të gjithë hapësirën e kësaj organizate jashtëzakonisht të rëndësishme."


EMISIONET