Meta kujton 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s: U imponua paqja, mirënjohje SHBA

Meta kujton 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s: U imponua paqja,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s në Serbi për t'i dhënë fund luftës me Kosovën. Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen për SHBA dhe NATO-n.

Statusi i Presidentit Meta

Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.

EMISIONET