Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligjin për teatrin, të cilin Presidenti Meta e ka rikthyer për shqyrtim për të dytën herë do ta shqyrtojnë. 

Në përfundim të seancës plenare, Balla tha se pas shqyrtimit do të kalojë në seancë plenare.

Balla: Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe sic përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjëgjë e madhe. Ne jemi seriozë në marrëdhënnie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti

/Ora News.tv/