Meta: Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për mungesën e Gjykatës Kushtetuese

Meta: Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për mungesën e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervistën e dhënë sot në mbrëmje për “RTV Ora” ka deklaruar se “opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese”.

PJESË NGA INTERVISTA

Beti Njuma: Te mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ju e shihni edhe zanafillën e kësaj krize...

Presidenti Meta: Në rast se ne do të kishim sot, më falni, në qoftë se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri kundër integrimit europian apo ku e di unë se çfarë po bën tjetër. Por më duhet të them se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk dua të them se cilët janë përgjegjësit. Presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet, të cilat janë të mirëdokumentuara, që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës, me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë dhe nuk mund të them se opozita ka ndonjë përgjegjësi mbi të gjitha problemet e zbatimit të reformës në drejtësi deri tani.

Beti Njuma:  Në këtë kontekst kur flisni për përshkallëzimin e kësaj situate, për çfarë e keni fjalën? Deri ku mund të përshkallëzohet situata?

Presidenti Meta: Nuk e di se çfarë presim më shumë në rast se bëjmë sikur nuk e shohim që sistemi i rregullave të lojës demokratike ku në radhë të parë, kemi edhe garancitë kushtetuese të vetë kësaj bashkëjetese demokratike, që është tronditur rëndë, dhe në rast se vazhdojmë të mos e shohim përpara humnerën drejt së cilës do të ecim, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër veçse gënjejmë veten dhe përsërisim gabime tepër të rënda që i kushtojnë vendit më shumë se kujtdo tjetër.

Lexoni pjesën tjetër të intervistës së Presidentit Meta: E pamoralshme që ndërkombëtarët të justifikojnë moszbatimin e reformës në drejtësi

EMISIONET