Presidenti Ilir Meta dhe kryeministi Edi Rama i kanë shprehur ngushëllime familjes Xhuvani për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani. 

Në mesazhin ngushëllues, kreu i shtetit shqiptar, tha se vdekja e Gjergj Xhuvanit është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.

Mesazhi ngushëllues i Presidentit Meta

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment...

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë...

/Ora News.tv/