Negociatat me Greqinë, Meta: Duhet transparencë, do angazhohem në mënyrë konstruktive

Negociatat me Greqinë, Meta: Duhet transparencë, do angazhohem në

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç këtë të mërkurë nisi vizitën në Shqipërië ku do të takohet me autoritet më të larta të vendit. Në konferencën e përbashkët me presidentitn Meta, u konfirmuan marrëdhëniet e mira mes vendeve. Madje i përkuifizuan si miq të mirë në kohë të vështirë duke iu referuar luftës për pavarësinë e Kroacisë dhe angazhimin edhe të vullnetarëve shqipëtarë.

Në kuadër të fqinjësisë së mirë, Presidentit Meta iu përgjigj gazetaëve edhe për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke thënë se do të angazhohet në mënyrë konstrutive bazuar mbi transparencën.

Ilir Meta: Dua të theksoj angazhimin tim të plotë në respekt të kushtetutës edhe të frymës konstruktive që  është shumë e rëndësishme të mbizotërojë në marrëdhënie me të gjithë fqinjët dhe padyshim edhe me Greqinë si një fqinj i veçantë dhe i rëndësishëm. Është e rëndësishme të kuptojmë që ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti edhe në raspekt të kushtetutës dhe të legjislacionit përkatës të çdo vendi. Nga ana ime si president dua tju siguroj që do të bëj gjithcka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrë konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë edhe me Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti Meta kërkoi bashkëpunimin e palësve polike për ti dhënë fund bllokimit të insitucioneve të larta të drejtësisë.

Ilri Meta: Sa i takon disa çështjeve që i takon zbatimit të reformës në drejtësi, e cila është një reformë e thellë, madhore dhe komplekse duke shprehur mbështetjen time për ecurinë e kësaj reforme, dua ti siguroj të gjithëve për përmbushjen e detyrimeve ligjore që ka presidenti i Republikës për cështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente. Po kështu duhet të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës për të tejkaluar çdo moment të vështirë apo të paparashikuar, i cili mund të verë në vështirësi funksionimin e institucionit të drejtësisë, krijmin e institucioneve të reja aq të domosdoshme që ato të marrin përgjegjësi në një kohë të shpejtë dhe të kenë mbështetje maksimale.  

Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Be dhe falenderoi shqiptarët për kontributin e dhënë në pavarësisnë e vendit të saj.

Kolinda Grabar Kitaroviç: Nga 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për fushimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme.

Pa u larguar nga emocionet e futboollit, vlerësimet I takuan skadrës së Kroacisë e cila për herë të parë ishte në një finale të botërorit..


EMISIONET