Presidenti Ilir Meta ka nje falenderim per PS-ne e cila e zgjodhi president.

Pjese nga intervista ne emisionin "Tempora" ne RTV Ora transmetuar mbremjen e 23 korrikut

Sonila Meço: Në rast se nuk do të kishte qenë kandidatura e zonjës Marku, ju mendoni se në Parlament do të kishte qenë një konsensus më i gjerë?

Presidenti Meta: Së pari unë nuk mendoj...

Sonila Meço:Apo është gjetur alibia për të bllokuar zgjedhjen me sukses të Prokurorit të Përgjithshëm?

Presidenti Meta: Nuk mendoj se kjo është një çështje e zonjë Marku apo e zonjës Meçe, po themi, sepse dua të evitoj gjëra të tilla.

Sonila Meço:Emrash të përveçëm.

Presidenti Meta: ...sepse edhe unë po të isha zgjedhur në atë mënyrë, do ta kisha shumë të vështirë ta bëja punën time në pavarësi të plotë. Edhe po të isha zgjedhur për shembull President i  Republikës me 65 vota, nuk do të isha dot në këtë pozitë që kur ka një problem qeveria me interesin shtetëror apo me interesin publik, t’ia kthej. Unë ia kthej, sepse jam zgjedhur konform të gjitha rregullave dhe ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Falënderoj Partinë Socialiste dhe të gjithë deputetët që më zgjodhën President, por më kanë zgjedhur në mënyrën më të ligjshme dhe më kushtetuese qëunë të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, mbi të cilën kam vënë dorën. Dhe unë dorën e kam vënë mbi këtë Kushtetutë, qëështë edhe kushtetuta e 21-22 korrikut. Në rast se unë kam shkelur këtë Kushtetutë, jo shkelje të rëndë, por edhe shkeljen më të lehtë, unë mbaj çdo lloj përgjegjësie...

/Ora News.tv/