Sandër Lleshaj nxjerr në pah "Luftën e Ftohtë" Rama-Meta

Sandër Lleshaj nxjerr në pah "Luftën e Ftohtë"

Presidenti dhe Kryeministri vijuan replikat lidhur me kërkesën për dekretimin e Sandër LLeshit në posti e Ministrit të Brendshëm. Por ndryshe nga dje, sot këto replika kanë qenë jo të drejtëpërdrejta por përmes reagimeve të zyrtarëve që janë vartës të tyre. Nga presidenca, mesazhin e përcolli zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, ndërsa nga kryeministria erdhi replika nga drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga.

Edhe pse e quajti amator këdo që nuk njihte Kushtetutën në rastin e mosdekrëetimit të Ministrit të Brendshëm, Presidenti i Republikës ka nisur nga puna për rishqyrtimin e kërkesës së dytë që kryeministri Edi Rama i la për emrin e Sandër Lleshit në pozicionin e Ministrit të Brendshëm.

Në një reagim të shtunën në drekë (10 tetor 2018), zëdhënësi i Kreut të Shtetit bëri me dije se zoti Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese në lidhje me kandidaturën e Sandër Lleshit.

Tedi Blushi: "Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim. 

Por a do të thotë ky proces i ri se zot Meta është duke drejt firmosjes për emrin e Sandër Lleshit?

Presidenti nuk jep shumë të kuptohet, por duke dhënë elementin e sigurisë kombëtare, tregon qartë se ai i qëndron ende vendimit të tij të parë, të paktën përsa kohë nuk ka ende informacion shterues për këtë kandidaturë.

Fill pas kësaj ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet Drejtorit të Komunikimit, ai ka përshëndetur përpjekjen e Presidentit, duke thënë se herën e parë Kreu i Shtetit nuk e kishte ngritur si çështje informacionin shterues për kandidaturën.

Endri Fuga: Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, e pershendet perpjekjen e Presidentit te Republikes, Ilir Meta, per te kerkuar "pergjigje te qarta, te plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çeshtjeve", qe sipas tij, Presidenti i Republikes, "nuk mundi te sqarohej heren e pare, pavaresisht nga perpjekjet e tij te vazhdueshme per bashkepunim", siç shprehet Presidenti permes zedhenesit, lidhur me dekretimin e Ministrit te Brendshem.  

Duke nenvizuar se "herën e pare", Presidenti i Republikes nuk ka kerkuar asnje lloj sqarimi nga Kryeministri, perkundrazi ka qene Kryeministri qe i ka kerkuar nje takim sqarues Presidentit, pas letres se derguar nga ky i fundit per te shprehur refuzimin e paargumentuar te gjeneral Sander Lleshit, si Minister i Brendshem, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do te marre pergjigje te qarta e te plota, lidhur me pyetjet e tij te derguara shkreserisht.

Jo vetem kaq, po ne funksion te adresimit shterrues te problemit, që Presidenti i Republikes nuk e ka ngritur si problem ne biseden me Kryeministrin, por e ka ngritur shkreserisht, ne forme pyetesori drejtuar Ministres se Mbrojtjes, vetem dje, Presidenti do te marre bashke me pergjigjet edhe nje zgjidhje shterruese, e cila nuk le me asnje shteg per interpretime te asnje lloji. Per asnje pale.

Si Ambasada e SHBA-së dhe ajo e BE-së kanë drejtuar apele të qarta se Shqipërisë i nevojitet një Ministri e Brendshme funksionale, çka le të kuptohet se ky dikaster duhet të drejtohet në nivel Ministri.

Kryeministri Rama në fillim të kësaj jave tha se do ti lërë Kreut të Shtetit sërish afat në përpjekje që ai të bindet për këtë kandidaturë dhe që mbi të gjitha krisja e Kushtetutës të mos kthehet në një thyerje të pariparueshme.

Kuvendi ka fjalen e fundit

Zedhenesi i presidentit : "Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi). Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç."

Endri Fuga: Duke shprehur besimin se ne kete proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalen e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikes, nuk do te kete asnje arsye te lekundet ne bindjen e vet per respektimin e Kushtetutes dhe do ta dekretoje Ministrin e Brendshem, Kryeministri i Shqiperise do te bashkepunoje me durim e me perkushtim te plote me Presidentin e Republikes, per ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese qe ka sjelle e shtuna e shkuar."

Aktualisht Sandër Lleshaj është emëruar në postin e zv/ministrit të Brendshëm. 


EMISIONET