Tetë maj përkon me Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë. Në vendin tonë janë mbi 500 persona që vuajnë nga kjo sëmundje ndërsa në kuadër të kësaj dite, Presidenti Ilir Meta përsëriti apelin për angazhimin e shoqërisë për të dhuruar gjak.

Janë mbi 500 persona, në të gjithë vendin të cilët vuajnë nga talasemia dhe kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzion gjaku. Në ditën Ndërkombëtare të Talasemisë Presidenti Ilir Meta kërkoi angazhim të gjithë shoqërisë për të dhuruar gjak. Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në një seancë dhurimi të organizuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Ilir Meta: "Shumë i lumtur të rikthehesha sot në Qyteti Studenti, në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, që përkon me 1-vjetorin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut, por edhe me 20-vjetorin e Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë, për të takuar të rinj e të reja, të cilët me vullnetarizëm organizuan një seancë dhurimi gjaku, si akt humanizmi e solidariteti për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Frymëzues akti i 20-vjeçarit Endri Gjoshi, i cili sot, në ditën e tij të lindjes, dhuroi gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë duke premtuar se do të vijojë të jetë një dhurues vullnetar i rregullt. I ftoj të gjithë të rinjtë të përfshihen në këtë kauzë jashtëzakonisht humane."

Po ashtu, në këtë ditë, Kryqi i Kuq organizoi ekspozitën e përvitshme me vizatime të realizuar nga të vegjlit.

Ky është i 23-ti vit, që Kryqi i Kuq synon të edukojë dhe solidarizojnë të vegjlit mbi rëndësinë që kanë misionet humanitare në shoqëri.

/Ora News.tv/