Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dy Ambasadorë të rinj që do të përfaqësojnë vendin tonë.  

Kreu i Shtetit gjithashtu ka dekretuar emërimin e Ferit Hoxhës si ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident, duke liruar më parë nga detyra zonjën Venera Domi.

Meta gjithashtu  dekretoi emërimin e zonjës Ravesa Lleshi, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente, duke liruar nga detyra Filloreta Kodrën.


/Ora News.tv/