Presidenti i Republikës, Ilir Meta në konferencën me gazetarët u shpreh se ne nuk meritonim pushime kaq të gjata, Sipas Presidentit ata që ngelin në klasë, për në vjeshtë duhet të mësojnë gjatë verës.

Ilir Meta: E thash edhe më parë që nuk e meritonim të kishim pushime ka të gjata ju e kishit idenë se përse e kisha fjalën. Zakonisht ata që ngelin në klasë, për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata. Ngaqë nuk kanë mësuar gjatë vitit duhet të mësojnë gjatë verës. Mirëpo ndoshta vetëbesimi i jashtëzakonshme që provimi është i sigurtë në vjeshtë, të detyron edhe që ti bësh pushimet pafund edhe në verë. Ndërkohë që unë kam qenë i gatshëm në çdo  moment që t'i ndërprisja pushimet e mija. Besoj se i keni ndjekur ftesat, kërkesat, apelimet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë situatë, aspak pozitive në tërësinë e vet. Sidomos në këtë situatë dhe për perspektivën ndërkombëtare të Shqipërisë,duke pasur një vlerësim jo vetëm në Samitin e ardhshëm ku do të merret një vendim për Shqipërinë për çeljen e negociatave, por edhe faktin se Shqipëria është anëtare e trojkës së OSBE-së dhe vitin tjetër do të ketë kryesimin e saj. Ne e dimë që një çështjet më të rëndësishme të OSBE-së është edhe çështja e zgjedhjeve, e demokracisë, e drejtave të njeriut. Natyrisht një vend që e drejton këtë organizatë duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjitha vendet e tjera.

/Ora News.tv/